Aksident në autostradën Shkup-Kumanovë, më shumë shtetas të Shqipërisë të lënduar

Të paktën 14 persona janë lënduar në një aksident zinxhiror komunikacioni që ka ndodhur në autostradën Kumanovë-Shkup.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:00, ndërkaq në aksident janë përfshirë një xhip, autobus dhe një veturë tjetër.

Të lënduarit janë shtetas të Shqipërisë, ndërkaq katër prej tyre kanë lëndime më serioze.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer një ekip i SPB-së të Kumanovës të cilët do të dalin me detaje tjera rreth aksidentit./Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta