Pas Perisic, zbulohet lojtari tjetër që do Mourinho (Foto)

Ivan Perisic pritet bëhet lojtar i Manchester United brenda 48 orëve.

Jose Mourinho bëri të ditur se ka nevojë edhe për dy lojtarë për ta kompletuar skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe sipas mediave angleze ata janë, Ivan Perisic dhe Serge Aurier, transmeton Gazeta Express.

Madje në Itali raportojnë se anësori i Interit, Ivan Perisic, tashmë ka arritur marrëveshje me “Djajtë e Kuq” dhe ka kërkuar nga klubi italian që të arrijnë marrëveshje me Unitedin brenda 48 orëve, pasi Mourinho e do në turneun parasezonal në Amerikë.

Mou e dëshiron edhe një tjetër lojtarë, përveç Perisic. Duke parë që ka shumë lojtarë si në sulm ashtu edhe në mesfushë, besohet se portugezi po e kërkon edhe një mbrojtës, ai është Serge Aurier i PSG-së.

L’Equipe shkruan se Manchester Unitedi është kandidati më serioz për të nënshkruar me francezin, duke mposhtur kështu Juventusin e Interin.

Sipas të përditshmes franceze, marrëveshja mund të arrihet për 25 milionë euro. /Gazeta Express/

Temat
BotëSport

Të afërta