4 persona janë arrestuar nga policia në Mat pasi vidhnin transformatorët e kabinave elektrike në fshatin Bashkim.
Të arrestuarit janë Ylli Haklaj, Adriatik Haklaj, Armando Murati dhe Blerim Tabaku, të katërt nga Tropoja. Rreth orës 21: oo të mbrëmjes së djeshme katër djemtë janë parë nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë Policinë e Matit.
Personat kanë mundur të largohen nga vendngjarja, ndërsa policia i ka arrestuar në vendin e quajtur “Qafa e Ulzës”. Ky grup mendohet se ka vjedhur dhe herë të tjera dhe policia po punon për identifikimin e plotë dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjes. /Gazeta Express/
