Një çift i ri gay është sulmuar verbalisht nga një burrë shqiptar në një tren dhe tani ai ndodhet në paraburgim deri më 25 korrik kur edhe do të vendoset për qëndrimin më tej në burg.
Simon Schelde (në foto) dhe i dashuri i tij ishin nisur nga Kopenhagen për në Jutland të Danimarkës. Ata u ulën pranë shqiptarit në tren dhe shkëmbyen një puthje në faqe. Kjo e ka acaruar shqiptari, i cili ka reaguar dhe i ka pështyrë ata.
Njëri prej djemve thotë se është goditur me grusht nga shqiptari. Situata shkaktoi aq tension sa u desh ndërhyrja e pasagjerëve të tjerë për të qetësuar situatën derisa treni të mbërrinte në Taastrup, ku policia po priste, raporton ora news. Prokurori i lartë Tina Fugl nga Policia Kopenhagës Perëndimore ka thënë se njeriu është në paraburgim dhe se gjykata e ka lënë në qeli edhe për shkak të frikës se duke qenë i huaj, mund të largohet nga vendi.
Sipas prokurorit, shqiptari ka shkuar në Danimarkë për të vizituar një mik. Akuzat ndaj tij janë në rrethana rënduese. Një raport vjetor nga Policia Kombëtare tregojnë se 274 raste janë regjistruar si krimet e urrejtjes në 2016. 45 prej tyre ishin për orientim seksual.