Tiranë, plagosje në një lokal

Në orët e mbrëmjes së të premtes një plagosje ka ndodhur në një lokal pranë Sanatoriumit, në Tiranë.

Rreth orës 21:30, persona të paidentifikuar, kanë dëmtuar në kokë me mjete prerëse 31-vjeçarin me inicialet A. B.

I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia e Tiranës thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta