Atentati në Shkodër, pamje nga vendi i ngjarjes (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në qytetin e Shkodrës, ku kanë mbetur të plagosur tre persona.

Nga sa bëhet e ditur paraprakisht, mësohet se personat që kanë qenë në një makina kanë qëlluar në drejtim të një vajze.

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur tre persona, vajza në fjalë dhe një burrë, dhe një djalë i ri, përkatësisht: Enrik Prenushi, Elona Çurku, dhe Doni Lisi, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur kontrollet për kapjen e autorëve. /Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta