Wenger zbulon skuadrën e Wilshere për sezonin e ri

Arsen Wenger ka konfirmuar se Jack Wilshere do të luajë për Arsenalin në sezonin e ri

Jack Wilshere do të luajë për Arsenalin në sezonin e ri, pasi një viti të kaluar në huazim te skuadra e Bournemouth.

Por, strategu francezi i ka bërë me dije mesfushorit anglez që duhet të punoj shumë për të zërë një vend në skuadër.

“Unë mendoj se Jack do të jetë me Arsenalin sezonin e ardhshëm”, ka deklaruar Wenger.

“Ai duhet të punojë shumë për t’u kthyer dhe për të luftuar për një vend në ekip”, ka theksuar trajneri francez.

Së fundi është spekuluar se Wilshere ka ofertë nga skuadra italiane, Sampdoria. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta