Rama: Ja kur do largohen nga qeveria ministrat e PD-së

Ministrat teknikë të propozuar nga Partia Demokratike pas marrëveshjes së PD dhe PS, pritet që të japin dorëheqjen vetë dhe jo të shkarkohen.

Sipas kryeministrit Rama, misioni i tyre mbaroi me sukses dhe tashmë nuk kanë arsye që të qëndrojnë më në kabinetin qeveritar.

“Unë pres që ata të largohen se nuk kanë më arsye që qëndrojnë. Misioni i tyre ka mbaruar me sukses të plotë dhe pres të largohen”- tha Rama i pyetur nga gazetarët.

Ndërsa ministrat teknikë të PD-së deklaruan se do të qëndrojnë ne detyre deri ne përfundimin e raportit te OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 qershorit.

/Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta