Ben Blushi, ish-deputet i partisë socialiste që ka kundërshtuar shumë fort Ramën duke u bërë opozita brenda socialistëve, në zgjedhjet e para ku ai sprovon veten si kryetar partie, LIBRA ka shfaqur një rezultat surprizues.
Kur janë numëruar 2.124 kuti votimi nga 5.362, LIBRA ka një diferencë të theksuar votash nga partitë e tjera të konsideruara të vogla. Në rezultatet e bëra publike nga KQZ shihet se LIBRA ka marrë deri më tani 6.760 vota në rang kombëtar.
Dukshëm më shumë edhe se parti te vjetra, sic janë republikanët e partisë PR, me vetëm 1.615. Ndërkohë duket se FRD e ish-demokratit Bamir Topi nuk do të marr as në këto zgjedhje parlamentare deputet, ashtu si në vitin 2013 pasi ka arritur të grumbullojë deri tani vetëm 1.541.
Ndërkohë duket se as “Sfida” e Gjergj Bojaxhi nuk do të marrë mandate pasi nga numërimi deri në këto çaste i kutive të votimit ka arritur të marrë 1.103. Ndërkohë partia që ka marrë më pak vota deri tani është Aleanca Arbnore Kombëtare me 116 vota. Më 25 qershor u zhvilluan në Shqipëri zgjedhjet Parlamentare që do të çoi në zgjedhjen e qeverisë së re për 4 vjet./Gazeta Express/

