Ndonëse ka ngelu dhe pak më shumë se një orë nga mbyllja e afatit zyrtar për të votuar, LSI-ja në Sarandë ka ‘shpallur’ fitoren në disa bashki.
Kështu, dega e LSI-së në qytetin bregdetar bënë me dije se kjo forcë politike është në prag të fitores për të dalë forcë e parë në Sarandë, Delvinë, Finiq, Konispol dhe Himarë.
“LSI është në prag të fitores së madhe për të dalë forcë e parë në Sarandë, Delvinë, Finiq, Konispol e Himarë! Prandaj, në kohën e mbetur deri në mbyllje të kohës së votimit, shpejtoni që të jepni votën tuaj për të shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e krimit dhe të bandave të kanabisit!
Eja dhe voto!
Voto edhe ti!”, citohet në mesazhin e LSI-së së Sarandës në ‘Facebook’.
/Gazeta Express/
Temat
Rajon
