“Përcillet” në pension gjykatësja që refuzoi “bombat” dhe që i ikin të dyshuar nga gjykata

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme ka shkarkuar gjykatësen Slavjanka Jankoska nga Gjykata Themelore Shkupi 1. Këshilli Gjyqësor me 9 vota “për” nga 9 anëtarë të pranishëm ka konstatuar se Jankoska “i plotëson kushtet për pensionim” dhe kanë votuar për shkarkimin e saj.

Ajo është gjykatësja që ka marrë vendimin se “bombat” nuk mund të jenë dëshmi për procedurat gjyqësore.

Jankoska gjtiashtu ka punuar edhe në rastet e Zoran Verushevskit dhe të Ljube Boshkovskit, të cilësuara nga shumëkush si procese të montuara poltiike.

Po ashtu ka qenë e njohur edhe për atë që i ka ikur i dyshuari nga gjykata, shtetasi turk, derisa ka pritur që të përgatitet vendimi për paraburgim.

Temat
LajmeRajon

Të afërta