Greqi, 22-vjeçari shqiptar mbi shina, shtypet për vdekje nga treni

Një shqiptar humbi jetën në Greqi pasi u përplas nga një tren.

Sipas mediave greke, shqiptari 22-vjeçar emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte ulur në shinat e trenit, dhe dyshimet e para janë që kemi të bëjmë me një vetëvrasje nga ana e tij.

Edhe pse e ka dëgjuar alarmin që lëshoi shoferi i trenit, i riu nuk është larguar nga shinat duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mediat thonë se 22-vjeçari punonte në një fermë.

Temat
Rajon

Të afërta