Këshilli i Prokurorëve Publik në seancën e sotme ka pranuar kërkesën e Qeverisë për shkarkimin e kryeprokurorit republikan Marko Zvërlevski, transmeton Gazeta Express.
Sipas procedurës, tani Këshilli mendimin duhet ta kthejë në Qeveri dhe bashkë me dokument-propozimin për shkarkim ta dërgojë në Kuvend.
Kuvendi duhet që të caktojë seancë në të cilën do të diskutohet për shkarkimin e Zvërlevskit dhe me 61 vota të njëjtin ta shkarkojë.
Derisa zgjat procedura, për zgjedhje të kryetarit të ri, u.d. prokuror shtetëror do të jetë Xhelal Bajrami, i cili është zëvendësi i parë i Zvërlevskit. Bajrami është ish-funksionar i BDI-së./Gazeta Express/
Temat
Rajon
