Tenori i mirënjohur shqiptar, Ramë Lahaj, është në përgatitje të një koncerti të madh ku do të luajë bashkë me tenorin legjendar Placido Domingo.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Lahaj, i cili edhe ka publikuar një video teksa shihen gjatë provave me të madhin Domingo, shkruan KultPlus. Në rrjetin social Facebook, Ramë Lahaj, po ashtu ka shkruar se është shumë i nderuar që ka një shans të tillë për të kënduar së bashku me Domingon.
“Në prova me tenorin legjendar Placido Domingo, jam aq i nderuar që do të kem një shans për të kënduar së bashku me të. Zoti të bekoftë Maestro!”, ka shkruar Ramë Lahaj.
Rehearsing with the Legendary tenor Placido Domingo, so honored to have a chance to sing together.GOD BLESS YOU MAESTRO!A great concert coming soon…
Publicerat av Rame Lahaj den 1 maj 2017
