Real Madrid ka hyrë në garë për sulmuesin e Leipzigut, Timo Werner
Pas formës së mirë që po kalon Timo Werner në Leipzig, shumë skuadra kanë filluar të interesohen për shërbimet e tij.
Në garë për të ka hyrë edhe skuadra e Real Madridit, pasi lojtari pëlqehet shumë nga Zinedine Zidane, shkruan Okdiario.
Werner shihet si zëvendësues i Alvaro Moratas, i cili pritet të largohet nga Santiago Bernabeu gjatë kësaj vere. /Express/