Deputetja e PDK-së, Flora Brovina ka treguar se partia e saj e ka propozuar Gani Kocin për ministër të drejtësisë.
Ajo në emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se përkundër që PDK e propozoi Kocin për ministër, gjatë rrugës u “eliminua”.
“Ne e mbështesim Kocin, por gjatë rrugës, nga propozuesi e deri tek marrja e vendimit dështoi diçka”, tha ajo.
Brovina e ka pranuar se Isa Mustafa ishte ndër pengesat që nuk e lejoji Gani Kocin që të vijë në atë post.
“Ne vazhdojmë ta mbështesim Gani Kocin dhe më tutje”, tha ajo.