Basha shkon në çadër dhe ‘kërcënon’ Ramën: Dita e madhe po vjen..

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili sot ka qenë në qendër të lajmeve për shkak të një kërcënimi me jetë, të paktën kështu është shkruar në mediat vendase, ka folur nga protesta që po zhvillon në ditën e 55 t3 saj përballë Kryeministrisë.

“Keni premtimin tim e ky pozitivitet është plotësisht i përligjur se dita e fitores po vjen. Kjo protestë nuk është censuruar nga klika dhe të korruptuarit e saj.

E tillë është gëzimi se një e nesërme më e mirë për çdo shqiptar po vjen”, tha Basha. /Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta