Momenti i shembjes së ndërtesës pesëkatëshe ku humbi jetën një person (Video)

Të paktën një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar, pasi një ndërtesë pesëkatëshe u shemb në qytetin rus Mezhdurechensk në Siberi.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur, se nuk ekziston ndonjë rrezik nga shembja e pjesës së mbetur të kësaj ndërtese, transmeton Telegrafi.

Tetë apartamente janë shkatërruar plotësisht, kurse agjencia e lajmeve Tass raporton se 15 persona i kanë mbijetuar shembjes së ndërtesës.

Mediat ruse raportuan, se kanë filluar hetimet lidhur me atë se çfarë ka mundur të shkaktojë shembjen e ndërtesës.

Temat
BotëLajme

Të afërta