Në orën 17:00 kryeministri pritet të dalë në komunikimin e tij të përvjashëm live në Facebook për të shpjeguar arsyet e shkarkimit të 4 ministrave Tahiri-Beqaj-Çuçi-Klosi.
Por sigurisht që më shumë se arsyet e shkarkimit, kuriozitet për publikun përbëjnë emrat që do të zëvendësojnë ministrat e larguar.
Burime konfidenciale por pohojnë për Opinion.al se dy nga emrat e përfolur janë Pandeli Majko në ministrinë e Brendshme dhe Blerina Gjylameti në Ministrinë e Punës dhe Cështjeve Sociale.
Për shkak të shpejtësisë me te cilën ndodhi shkarkimi i 4 ministrave, duket se Edi Rama e ka të vështirë të vendosë për emrat e rinj, por të paktën emrat e Majkos dhe Gjylametit janë më të përfolurit këto orët e fundit.
Majko ka qenë 2 herë kryeministër ndërsa Gjylameti është prurje e re në PS. Ajo u zgjodh deputete për herë të parë në këtë legjislaturë.
