Edhe në Shqipëri po hetohen aktivitetet e dyshimta të Sorosit

Eksperti dhe korrespodenti i The Daily Sydney, Mike Gonzalez, ka shkruar një tekst të gjatë autorial me të cilin shpjegon lidhjet e George Sorosit me politikanët edhe të vendeve të vogla në Ballkan.
Ai shkruan se aktiviteti i Sorosit në Shqipëri është duke u hetuar pse kishte mbështetur Ramën. Po ashtu hedh dyshime se si ambasadori Donld Lu mbështetë partitë e përkrahura nga Soros, transmeton Express.

Sipas autorit, Rama kishte marrë pjesë në dasmën e Soros në vitin 2013.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë shkrimin e autorit:

Si paratë e Soros janë duke e i korruptuar politikat në Maqedoni

Në ekonominë e politikave të botës, George Soros i ka miliona dollarë në rrezik, dhe ato shkojnë madje deri në vende të largëta, si Republika e Maqedonisë.

Në fakt, vendi i vogël ballkanik është duke u bërë një betejë simbolike që po zhvillohet në Evropë mes partive konservatore që i përkrahin vlerat tradicionale dhe sovranitetin kombëtar dhe atyre – që shpesh financohen nga miliarderi liberal me agjendë ambicioze që përfshinë politika me orientim seksual dhe të drogës, si dhe trans-nacionalizëm.

E çka i bën këto edhe më të komplikuara janë edhe ndërhyrjet strategjike retorike të Kremlinit në ekuacion. Rrjeti më i madh i propagandës së presidentit rus, Vladimir Putin, shpesh përzihet në këto mosmarrëveshje, i ftuar apo i paftuar, duke e marrë gjoja kauzën e tradicionalistëve dhe duke u futur në luftë me nemesinë e vet, Sorosin.

Në disa vende, siç është vetë Maqedonia, ekziston një ndryshore e shtuar: ngulitja e epokës Obama.

Ambasadori i emëruar nga Obama në Shkup, Jess Baily, është duke u veshtuar nga Kongresi për shkak të akuzave se ai ka shfaqur anshmëri politike kundër partisë konservatore të Maqedonisë, VMRO, dhe se e ka lehtësuar negociatat për koalicion qeverisës mes partisë kryesore majtiste dhe partive të etnitetit shqiptar.

Në një letër dërguar Baily-t më 17 janar, anëtarët republikanë të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve i kërkuan atij që të shpjegonte raportimet se Ambasada e tij e kishte përzgjedhur Fondacionin e Shoqërisë së Hapur të Soros si zbatuesin kryesor të projekteve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar në Maqedoni. Kundërpërgjigja e Departamentit të Shtetit më 6 shkurt, të cilën kisha mundësinë të lexoja, përmbante pak detaje sa i përket financimit për fondacionin e Soros dhe grupeve që i kontrollon.

Grantet atyre u janë dhënë përmes një “proces garimi të prokurimit”, thuhej në letër. Ndihmat, thuhet në letër më tej, u dha “për të forcuar sundimin e ligjit, për ta shtuar rritjen ekonoike dhe për ta përkrahur sigurinë rajonale,” si dhe për të ndjekur synime të tjera.

Por, në fakt, njoftimi i USAID më 27 shkurt për kontratën 2.54 milionë dollarë me fondacionin zbuloi se projekti përfshinte edhe pagesat për trajnime në “aktivizëm civil”, “mobilizim” dhe “angazhim civil”.

Larg nga focrimi i sundimit të ligjit apo sigurisë rajonale, këto janë aktivitete të lidhura me ridefinimin e akteve civile si aktivizëm politik progresiv të stilit të vitit 1960. Të gjitha këto janë strategji që vijnë direkt nga manuali i përmbysës i Saul Alinsky-it “Rregullat për Radikalët”, përkthimi i të cilit në gjuhën maqedonase u financua nga fondacioni i Soros në vitin 2014.

Njëri nga personat më të pasur të botës, Soros ka një histori të gjatë të ndërhyrjeve politike nëpër glob në ndjekje të ëndrrës për kufij të hapur, qeverisje globale dhe ndryshkjen e partikularizmit rajonal – atë që ai e quan “shoqëria e hapur”.

Për shkak se letra e Departamentit të Shtetit ishte “e paqartë dhe dështoi t’i adresonte pyetjet që ne i ngritëm,” po gjashtë anëtarët e njëjtë republikanë të Dhomës të cilët i shkruan atij – plus një tjetër i ri, republikani Trent Franks – javën që shoi i kërkoi kontrollorit të përgjithshëm të Zyrës Qeveritare për Llogaridhënie që të hapte një hetim dhe të auditojë Departamentin e Shtetit dhe USAID-in në lidhje me Maqedoninë dhe fondacionin e Soros.

Grupi ligjor mbikëqyrës “Judicial Watch”, i ka dorëzuar kërkesat e “Freedom of Information Act” duke kërkuar që Departamenti i Shtetit dhe USAID të prodhojë dokumente në lidhje me cfarëdo grantim, kontrate, komunikimi, vlerësimi, etc. të bëra nga departamenti i Fondacionit për Shoqëri të Hapur – Maqedonia dhe filialet e saj.

Çfarëdo rezultati që prodhojnë këto përpjekje, partitë politike që ambasadori amerikane po i ndihmonte të negocionin – Lidhja Social Demokrate dhe tri partitë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët – në dielën arritën një marrëveshje për të formuar qeverinë.

Por, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, të mërkurën pasuese refuzoi që t’i jepte mandat Lidhjes Social Demokrate për ta formuar qeverinë sepse lideri i saj, Zoran Zaev, e kishte pranuar në heshtje kërkesën e partive shqiptare për ta bërë gjuhën shqipe gjuhë zyrtare nëpër Maqedoni.

Partitë e përgatiten marrëveshjen për gjuhën në Tiranë, Shqipëri – që ishte njëra prej arsyeve që Ivanov e citoi pse nuk e dha mandatin.

Shqipëria është një vend tjetër ku aktivitetet e Soros dhe fondacionit të tij janë nën vështrim hetues për shkak se e kanë përkrahur qeverinë e kryeministrit Edi Rama – një socialist i cili personalisht e ndërmjetësoi Platformën e Tiranës. Dhe po ashtu në Shqipëri, e gjejmë një ambasador të epokës së Obamas, Donald Lu, i cili i përkrah partitë e mbështetura nga Soros.

Rama, i cili është i afërt me Soros dhe mori pjesë në dasmën e tij në vitin 2013, javën që shkoi i bëri një lutje pasiononte SHBA-së që të mos e braktiste Ballkanin te Rusia, ndikimi i të cilës, tha ai për the Telegrpah “është më i fortë se kurrë më parë.”

Rusia, shtoi ai, “është duke u interesuar në shpërndarjen e ndikimit të saj dhe tashmë ka shumë ndikim në rajon.”

Kremlini i Putinit në mënyrë rutinore dhe oportuniste tenton që të fusë veten në politikat e Evropës. Burimet të larta nga Whitehall thonë se Rusia bëri komplot në tentim për ta vrarë kryeministrin e Malit të Zi.

Edhe në Maqedoni, po ashtu, ka tentuar ta portetrojë veten se ia mban anën partisë knservatore VMRO, e cila udhëheq qeverinë e tanishme dhe fitoi më së shumti vota zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Reuters raportoi se të enjten, 2 mars, Rusia e akuzoi Shqipërinë, NATO-n dhe BE-në se po tentonin që të impononin qeveri pro-shqiptare në Maqedoni.

Larg nga mbështetja e politikave pro-Putin, megjithatë, VMRO ka kohë që është një parti pro-SHBA-së dhe NATO-s.

Por përkrahja famëkeqe e ambasadave tona për Sorosin dhe politikat e tij progresive i irriton njerëzit tradicional në Maqedoni dhe gjëkundi.

“Disa nga miqtë e mi konservatorë në Maqedoni tani më thonë, ‘E urrej Amerikën’’” më tha biznesmeni amerikan, Jason Miko, i cili e ka vizituar vendin ballkanik për dy dekada. “Në fakt ata s’e urrejnë Amerikën. Ata e urrejnë atë që e ka bërë Administrata Obama”.

“Nëse Soros dëshiron që t’i shpenzojë paratë e tij, le ta bëjë, por kur fillon që t’i përdorë paratë e taksapaguesve, kjo është diçka tjetër,” Miko tha, konsull i nderit i Maqedonisë në Arizona.

Temat
BotëLajmeRajon

Të afërta