Presidenti Hashim Thaçi ka mohuar mundësinë për krisje të raporteve të tij me ndërkombëtarët.
Ai pohoi se bashkëpunimi i tij si president me ambasadorët e huaj të akredituar në Prishtinë është i shkëlqyer.
Madje, sipas tij, takimi që sapo ka përmbyllur me ambasadorët e vendeve të QUINT’it, tregon se edhe ata janë të interesuar për transformimin e FSK’së në Ushtri.
“Askush nuk mendon për ndëshkimin e Kosovës. Të gjithë janë të interesuar si të ndodhë ky transformim në një proces transparent”, tha Thaçi në konferencën e jashtëzakonshme për media.
