Tallet Gjuriq: Në Kosovë kanë hapur vetëm autolarje

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se ka humbur shpresat për gatishmërinë e Prishtinës për të punuar në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, por shtoi se ai është i bindur se do të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe

Në Serbi, nga ana tjetër, Gjuriq tha se duhet të zbatohet ligji dhe të respektohen marrëveshjet e arritura, si në drejtimin ndërkombëtar ashtu edhe në atë të brendshëm, shkruan Blic.

“Kurrë nuk do të heqim dorë nga interesat tona, mirëpresim themelimin e AKS, jam i bindur se themelimi i kësaj marrëveshje nuk ka alternative tjetër dhe se është e vetmja mënyrë për të arritur marrëveshje normale politike midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Sa më shpejtë që përfaqësuesit politik të shqiptarëve në Kosovë të marrin vendim për këtë marrëveshje aq më mirë për ta, në të kundërtën mos formimi i AKS-së do të ketë dëme më qindra miliona euro”, tha ai.

Gjuriq ka thënë se Prishtina ka krijuar një atmosferë me të cilën e ka paraqitur AKS-në si diçka të padëshirueshme, edhe pse në fakt AKS-ja zgjedh shumë probleme në marrëdhëniet shqiptaro-serbe, transmeton Lajmi.net.

Siç shpjegon ai, liderët politikë shqiptarë në Kosovë po vazhdojnë të shkaktojnë ndenja anti-serbe për të fshehur faktin se për 16 vjet nuk kanë bërë asgjë për të ndërtuar ekonominë, edhe pse komunitetit ndërkombëtar që nga viti 1999 në Kosovë ka investuar rreth 60 miliardë euro.

“Ju prisni që kur të shkoni në Kosovë, ajo do të duket më e bukur se Zvicra. Por, kur ju shkoni nëpër komunitetet shqiptare, krejt çka do të shihni është ekonomi e pazhvilluar. Ka vetëm larje makinash, stacione gazi dhe disa dyqane artizanale. Dikush këtu ka vjedhur paratë që janë dhënë për investime.

Kjo është arsyeja që sot shqiptarët në Kosovë janë të varfër, të uritur dhe të pakënaqur, këtë e dëshmon edhe largimi i dhjetëra mijëra që ikin nga Kosova çdo vit”, ka përfunduar Gjuriq.

Temat
LajmeRajonVend

Të afërta