Blic: Shuplaka e Trump-it për Serbinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ky urim duket se ka trazuar mediat serbe sa që kjo të konsiderohet si një “shuplakë” për Serbinë nga mediumi serb Blic, që besohet se kontrollohet nga Kryeministri aktual i Serbise, Aleksandar Vuçiq.

Blic vazhdon me përshkrimin e përmbajtjes së letres në të cilën Trump-i thekson se “partneritetin ndërmjtet SHBA dhe Kosovës i cili mbështetet në vlerat dhe interest e përbashkëta”.

E ardhmja e Kosovës sovrane, shumetnike dhe demokratike është e bazuar në një rajon të qëndrueshëm në Ballkan, të begatë dhe të integruar plotësisht në bashkësinë ndërkombëtare, ka thënë Trump.

Në fund, në shkrimin e Blic-it potencohet fjalia e Trump-it në letër ku thuhet se Presidenti amerikan “pret vazhdimin bashkëpunimit të gjerë dhe të thellë, të fokusuar në rritjen e mbështetjes së zhvillimit demokratik dhe ekonomik, forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me fqinjët, luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe luftëtarëve të huaj terroristë”.

Temat
BotëLajmeRajon

Të afërta