Ministria e Shëndetësisë ka nisur me furnizimin e istitucioneve publike shëndetësore me pajisje të reja dhe bashkëkohore.
Ky projekt kap vlerën prej 33 milion eurove, me të cilar do të blehen pajisje për mbi 10 institucione publike shëndetësore në të gjithë territorin. Këtë sot e deklaroi në një konferencë për shtyp ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.
Ai gjithashtu tha se ky projekt do të fillojë me tenderin për pajisje të reja medicinale të dedikuara për Spitalin Klinik në Tetovë.
“Tenderi është me vlerë 2 milionë euro dhe me atë do të sigurohen mbi 1,200 pajisje medicinale, të cilat duhet të vendosen në funksion që seriozisht të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve shëndetësore”, deklaroi Todorov.
Ai tha se Spitali Klinik në Tetovë është një nga institucionet shëndetësore publike më të rëndësishme në vend, pasi ju shërben më shumë se 200 mijë qytetarëve dhe jo vetëm në Tetovë, por edhe në komunat për rreth saj.
