Komuna e Prishtinës ka bërë lëvizje drastike të tatimit në pronë në shumë lagje të kryeqytetit. Tatimi në lagjet në afërsi të Qendrës është shumëfishuar. Kjo rritje ka rritë pakënaqësinë e shumë qytetarëve.
I fundit që ka reaguar është Kushtrim Sheremeti, këshilltar i ministrit të Diasporës, Valon Murati. Ai ka mbretur i habitur kur e ka parë faturën e fundit të tatimit në pronë të lëshuar nga Komuna e Prishtinës.
Madje, Sheremeti duke parë që në lagjen ku jeton nuk është bërë asnjë investim komunal, rritjen e tatimit e ka quajtur ‘turp’.
“422 % qenka rritja e tatimit ne prone për Lagjja Qëndresa pa asnjë investim të vetëm nga Komuna e Prishtinës! Seriozisht turp kjo pune!”, ka shprehur zemërimin e tij Sherementi në rrjetin social facebook. /Lajmi.net