Beyonce paguhet 1 milion dollarë edhe nëse nuk performon

Performanca e saj e shumëpritur për këtë vit në festivalin “Coachella” mund të anulohet, por jo edhe pagesa.

Beyonce është kontraktuar nga ky festival për dy performanca në muajin prill, kur edhe zhvillohet festivali në Kaliforni, për hiq më pak se 1 milion dollarë.

Ndërsa Beyonce, e cila besohet të jetë në muajin e katërt ose të pestë të shtatzënisë, ka mundësi që të mos performoj fare.

Mirëpo ajo nuk do të largohet pa pagesë falë një polise të sigurisë, që ia paguan këngëtares 1 milion dollarët, për sa edhe ishte kontraktuar, në qofte se ajo nuk është e aftë për të performuar, në këtë rast për shkak të rrezikut të shtatzënisë.

Temat
Showbiz

Të afërta