Edhe Sara Hoxha do të bëhet së shpejti këngëtare?

Që prej kur Ledri Vula bëri publike lidhjen me sara Hoxhën, kjo e fundit është bërë aq e famshme saqë duket se po “i rrezikon” vëmendjen partnerit.

Duhet ta pranojmë se Sara është bërë shumë e preferuar nga publiku që prej fillimit, me anë të postimit të fotove apo video-ve ku shfaqej krah Vulës duke bërë shaka dhe lojra, e më pas ajo u bë më e dashur për të gjithë me ardhjen në jetë të Poem Blu, një ndër bebushet më të bukura të showbiz-it shqiptar. Ku llogaria e Instagram-it të Sarës është e mbushur me foto e video të familjes apo Poemës, gjithashtu ata i kanë hapur një llogari personale vogëlushes, ku postojnë shumë shpesh.

Por përpos të gjithave, Hoxhën e kemi parë në shumë role, si partnere, mike, nënë, kuzhiniere, por asnjëherë nuk e kishim parë si një këngëtare.

Këtë herë ajo i kaloi të gjitha pritshmëritë pasi ka postuar një InstaStory të një shtëpie muzike, por në postin e rradhës ajo shfaqet me kufje para një mikrofoni, duke kënduar. Në shkrimin e fotos thuhej:

“Duke ndryshuar karrierën e saj, kini vëmendje!

Temat
Showbiz

Të afërta