Një modele ka deklaruar në një emision mëngjesi se ajo vazhdon të jetë beqare sepse është shumë e bukur.
Jenna Thompson, nënë e dy fëmijëve, i bëri deklaratat në programin ‘This Morning’. Thompson është ndarë me partnerin e saj dy vite më parë dhe shpjegon se takimet me burra të tjerë kanë qenë pak a shumë një “katastrofë”.
Ajo shpjegoi duke folur me moderatorët e emisionit:
“Mendoj se djemtë e mirë intimidohen nga unë. Zakonisht tërheq meshkujt që e kanë mendjen vetëm tek një gjë. Njerëz që mendojnë se do shkojnë me mua përkohësisht. Asnjë nuk më sheh për ndonjë lidhje serioze.”
Por, si duket deklaratat e saj nuk janë pritur mirë nga teleshikuesit të cilët u janë drejtuar rrjeteve sociale për t’i thënë modeles që është shumë e fiksuar me veten.
Një komentues shkruante:
“Ti mund t’i dukesh e bukur dikujt, por jo të gjithëve. Bukuria në termat e marrëdhënieve vjen nga brenda dhe jo nga jashtë.”