Gashi poston tatuazhin e ri, ‘Kosovo’

Reperi Gashi ka bërë një tatuazh të ri, me të cili tregon sërish dashurinë e tij për vendin e origjinës.

Ai është i njohur në Amerikë si ndër reperët e ri më të talentuar dhe më premtues në industrinë e muzikës.

Gashi ka bërë shumë bashkëpunime me artistë të njohur të Hollywood, për albumin e tij të ri, pjesë e të cilit është edhe reperi kosovar, Ledri Vula, shkruan Gazeta Express.

Gashi, sidomos kohët e fundit, nuk po ndalon së treguar se sa krenar është me vendin e tij të origjinës, e këtë e ka bërë edhe me tatuazhin e tij më të fundit.

Reperi ka shkruar mbi barkun e tij emrin ‘Kosovo’, kurse poshtë saj ka vizatuar edhe një lugë.

Tatunë Gashi e ka prezantuar përmes një fotografie që ka postuar në Instagramin e tij, me një përshkrim mjaft qesharak.

Temat
Showbiz

Të afërta