Gjakovarja dëshiron ta ndërrojë gjininë: Dua të bëhem djalë, nga Blerta në Blert

Është lindur në vitin 1990 dhe është quajtur Blerta Morina. Por, tash do që të gjithë ta quajnë Blert.

Gjakovari është në proces të tranzicionit gjinor dhe ka kërkuar tashmë ta ndryshojë emrin, por edhe shënuesin e gjinisë në letërnjoftim.

“Mua më është dashur kohë të adaptohem me të gjitha ndryshimet, dhe që të mos i vendosi njerëzit në një pozitë të më mësojnë emër tjetër, kam vendosur që vetëm shkronja A të largohet”, ka treguar ai.

Blerti thotë se kur të jetë plotësisht djalë, do të ndihet përfundimisht vetvetja.

“Po mendoj se ajo do të jetë pika ku do të jem shumë i lumtur, dhe kur do të ndihem vetvetja komplet”, është shprehur ai për Top Channel.

Vetëm atëherë, thotë ai, do të realizohet “mirëseardhja ndaj Blertit në mënyrë absolute”.

Tani, sipas Blertit, ai ndodhet në një gjendje “kaotike”.

Veten, Bleri e përshkruan “person i hapur, dhe mjaft i qasshëm për njerëz”.

Kështu thotë të ketë qenë “qysh prej shkollës fillore, të mesme, kohës kur kam qenë në studime”.

Temat
Lajme

Të afërta