Zbulohet shuma sa ka paguar Rita për vilën luksoze në Prishtinë

Vera Ora, nëna e këngëtares së njohur shqiptare me famë botërore Rita Ora, ka publikuar në rrjetet sociale fotografinë e shtëpisë së tyre të re në Prishtinë.

“Shtëpia është aty ku është zemra. Edhe pse jetojmë në Londër është shumë e rëndësishme për ne dhe fëmijët tonë të kemi mundësi të vizitojmë vendlindjen, Prishtinë, Kosovë”, ka shkruar Vera Ora në mbishkrimin e fotografisë.

Sipas “The Sun” ka qenë Rita ajo që ka paguar plot 1.5 milionë paund për shtëpinë luksoze që është publikuar më herët.

Ndërsa burimet bëjnë me dije se shtëpia e blerë ndodhet në Parkun e Bërnicës në Prishtinë.

Temat
Showbiz

Të afërta