A e agjëron Ramazanin Arta Nitaj?

Arta Nitaj së fundi ka qenë e ftuar në një emision ku ka folur më shumë rreth jetës private dhe karrierës në përgjithësi.

Arta ka befasuar duke treguar se po agjëron Ramazanin dhe kjo nuk është hera e parë.

“Nuk është hera e parë që agjëroj, por kësaj radhe po kaloj me shumë lehtësi. Vij nga një vend si Peja dhe për ramazan ka njëfarë gjallërie…Mbase nuk kam punë shumë të vështirë, po kaloj shumë lehtë me agjërim në krahasim me ata që kanë orar të gjatë”.

Ajo njihet për kujdesin e shtuar që ka ndaj linjave të saj dhe përkushtimit që ka ndaj palestrës madje këtë nuk e ka lënë anash as gjatë këtij muaji.

“Unë e kam mësuar trupin të shkojë në fitnes në mëngjes, ndërsa tash shkoj pas iftarit. Është pak më rëndë sepse shkoj me barkun plotë”, u shpreh Arta.

Aktorja e cila bëri famë nga roli “Xhesika” në serialin vendor “O sa mirë” poashtu ka folur edhe për jetën private, bukuroshja brune deklaroj se aktualisht nuk është në lidhje dashurie.

Temat
Showbiz

Të afërta