Presidentja kroate: Dëshirojmë liberalizim sa më të shpejt për kosovarët

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, ka thënë se shteti i saj dëshiron liberalizim sa më të shpejtë për kosovarët, transmeton Gazeta Metro.

Këto komente ajo o ka bërë në konferencën për media pas përfundimit të Samitit të Brdo-Brijunit.

“Mos uniteti i vendeve të BE-së, shteteve anëtare, pavarësisht prej frymës pozitive që ka qenë dhe bartësve të institucioneve të BE-së, ka ardhur në një situatë të tillë që Kosova padrejtësisht ende mbetët vendi më i izoluar në Evropë, dhe sinqerisht nuk kemi si lidership asnjë përgjigje për opinionin publik, për njerëzit në Kosovë, për qytetarët e saj.

Vazhdoj të theksoj shumë hapur që është një padrejtësi, tani është edhe diskriminim dhe një ndëshkim krejt i panevojshëm”, tha ajo./gazetanetro.net

Temat
LajmeVend

Të afërta