Kontabilisti i vjedh Rita Orës 2.7 milionë euro

Ish-kontabilisti i Rita Orës është arrestuar me 5 vite e 8 muaj burg për mashtrim dhe vjedhje parash.

Kontabilisti i klientëve të njohur si Rita Ora dhe lojtari i rugby, Matt Dawson, është dënuar me burg pasi ka vjedhur një shumë prej gati 4 milionë euro.

38-vjeçari Andrew Munday i ka shkaktuar kompanisë së Ritës humbje prej 2.7 milionë eurosh gjatë kampanjës së mashtrimeve që i zgjati për 7 vite, pasi Munday i merrte paratë nga llogaritëe tyre dhe i vendoste tek llogaria e tij personale.

Babai i dy fëmijëve është dënuar për 5 vjet e 8 muaj burgim pasi ka pranuar akuzat se i ka përfaqësuar pa të drejtë gjashtë klientë dhe ka tri raste të pastrimit të parave.

Andrew 38-vjeçar dërgoi 1.8 milion euro nga kompania e këngëtares shqiptare në llogarinë personale bankare.

Temat
Showbiz

Të afërta