Agim Bahtiri e Bekim Jashari e “kallin ndejën” me vallëzim (Video)

Gjatë ditës së djeshme pesë komunat, ajo e Skenderajt, Drenasit, Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Obiliqit kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për shpalljen e zonës së Qyqavicës me interes të përgjithshëm. E pas kësaj, kryetarët e komunave kanë vendosur të argëtohen me muzikë “live” në një nga restorantet në Skenderaj, transmeton Gazeta NewBorn.

Në një VIDEO e cila është siguruar nga Gazeta Metro, Bekim Jashari, Agim Bahtiri e Xhafer Tahiri shihen duke vallëzuar me vallen e Rugovës.

Siç shihet në pamjet e siguruara, ata jashtë politikës duken të jenë persona shumë gazmorë.

Ndryshe, Agim Bahtiri njihet si “qejfli i vallëzimit”, ai nuk refuzon dasmat dhe e ka në qejf vallëzimin.

Temat
Fun

Të afërta