“Love me” nga Valton, emocionuese si një kartolinë romantike

Janë të papërmbajtshe dhe të papërballueshme ndjenjat e një mashkulli kur i rreh zemra për një fëmër të bukur. Janë edhe më të forta emocionet kur atë femër e ke pranë dhe duhet ta joshësh e ta bësh për vete.
Ka nga ata artistë që dinë t’i kthejnë këto ndjenja në vargje e melodi që nuk shlyhen lehtë nga kujtesa. Ndër këto kushtime dashurie është edhe “Love me” nga Valton.
Fjalëve të ndjera ai i ka bashkangjitur ritmin veror mbi të cilin vokali i veçantë luan me vibraton karakteristike.
Ambjentuar në rrugë dhe rrugica mbresëlënëse klipi vjen si i shkëputur nga një kartolinë ku përjetohet ngjarja romantike mes dy të rinjve. #arkiva

Video: https://www.youtube.com/watch?v=MhZ8ACmV164

Temat
Showbiz

Të afërta