Albana Osmani vjen me një emision të ri, tregon detaje për formatin që prezanton

​Albana Osmanin është një nga moderatoret më të dashura të publikut shqiptar si dhe çdo javë ajo del në ekran si pjesë e emisionit të përjavshëm “Top Show”.

Një nga angazhimet e saj më të rëndësishme dhe i kushton shumë dashuri është nisma “Ti je një luledielli”, i cili ka për qëllim t’u vijë në ndihmë fëmijëve të sëmurë.

Por tashmë është koha që Albana të sjellë në ekran një realizim të ri dedikuar fëmijëve.“Për të gjithë fëmijët nga qytet e fshat i Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi e kudo ku jetojnë shqiptarë.

Kjo është vera jonë. Kjo është koha që të bëjmë të pamundurën të mundur, le të shpresojmë!! Kjo është koha të ndriçojmë skenën. Së shpejti. Dëshirat e një fëmije. Youtubeshow, Tvshow”, ka shkruar ajo.

Ky realizim pritet të konkretizohet gjatë verës.

Temat
Showbiz

Të afërta