Aeroplani më i mirë luftarak në botë, të cilin e posedon vetëm ushtria amerikane (Video)

Edhe pse kanë kaluar shtatë vite që kur për herë të fundit është prodhuar F-22 Raptor, aeroplani luftarak amerikan i kompanisë “Lockheed Martin” edhe sot vazhdon të jetë aeroplani më i mirë luftarak në botë.

Me ndërrimin e rrethanave gjeopolitike (forcimin e Rusisë dhe Kinës), dy vite më parë kishin filluar të qarkullojnë thashetheme për riprodhimin e këtij aeroplani, transmeton Telegrafi.

Asokohe korporata Rand kishte realizuar një studim të hollësishëm me Pentagonin, që ka rezultuar me konstatime se projekti për prodhimin e ri të këtij aeroplani të gjeneratës së pestë do të duhej të investoheshin 50

Dokumentet e këtij studimi të realizuar i kishte kërkuar Kongresi, që deri më sot ka qenë sekret publik, ku në detaje shpjegohen shpenzimet dhe konstatimet që të rifilloj projekti për prodhimin e F-22.

Siç raporton “The Drive”, kostoja e përgjithshme e këtyre aeroplanëve kapë shumën e mbi 50 miliardë dollarë, kurse vetëm shpenzimet e ringjalljes së programit do të ishin 10 miliardë dollarë.

Prodhimi i kësaj fluturake e cila që nga fillimi (1997) kur për herë të parë fluturoi F-22, u përcoll me kritika për shpenzimin e 67 miliardë dollarëve në programin që në total prodhoi flotën prej 187 aeroplanëve luftarakë.

Për shkak se ishte sekret publikimi i materialeve që janë përdorur për prodhimin e Raptor, Kongresi amerikan në vitin 2000 ndaloi shitjen e tij nëpër botë.

Megjithatë, është duke u shqyrtuar mundësia e prodhimit të një serie të veçantë të F-22 për shitje nëpër botë, me qëllim që të mbulohen shpenzimet e prodhimit për ushtrinë amerikane. Por, nëse do të vinte sërish deri te prodhimi, Raptorët e rinj do të kushtonin 216 milionë dollarë për copë, me synimin që të prodhohen 194 copë. Me kalimin e kohës, çmimi i tij do të binte në 206 milionë dollarë.

Sidoqoftë, në rast se do të miratohej prodhimi dhe shitja jashtë SHBA-ve, sipas The Drive, vendet që do të ishin të interesuara ta kenë janë Japonia, Izraeli dhe Australia. Por, duke marrë parasysh se teknologjia e këtij aeroplani mbetet sekret, vështirë se do të vinte deri te një vendim i tillë.

Pse është F-22 Raportor aq i mirë?

Ky aeroplan konsiderohet si aeroplani më i mirë luftarak në botë, që mund t’i bëjë ballë sistemit mbrojtës kundërajror të Rusisë si S-300V4 dhe S-400, apo me aeroplanët 4++ Su-35 Flanker-E.

F-22 është 19 metra i gjatë, gjerësia e krahëve është 13,5 metra dhe peshon 19.7 tonë, derisa pesha maksimale e tij mund të arrijë deri në 38 tonë. Ai mund të fluturojë me shpejtësi 1 Mach. Deri më tani është parë duke fluturuar me 3 mijë kilometra në orë, derisa në aksione deri në 860. Për këtë shpejtësi natyrisht se duhet “falënderuar” dy motorët Pratt & Whitney F119-PW-100.

Karakteristikat kyçe për çka edhe konsiderohet si më i miri është teknologjia “stealth” (i padukshëm nga radarët), armët e avancuara që i bartë, i manovrueshëm gjatë fluturimit si dhe 6 raketat AIM-120 AMRAAM, 2 tjera të tipit AIM-9 Sidewinder. /Telegrafi/

Temat
Showbiz

Të afërta