Ishin gati t’i fiknin aperaturat dhe t’i merrnin organet, 13-vjeçari zgjohet nga koma…

Prindërit kishin autorizuar tashmë transplantin e organeve, por 13-vjeçari Trinton MkKinley nga Alabama tani mund të flasë dhe të ecë.

Ai ishte i shtruar në spital pas një aksidenti shumë të rëndë, pasi ra nga një rimorkio dhe një pjesë e saj e goditi atë në kokë.
Ai arriti në spital me shtatë fraktura të rënda në kafkë. Thyerjet ishin shumë serioze dhe pavarësisht nga ndërhyrjet kirurgjikale nuk ishte dhënë shpresë nga mjekët.

Familjarët me kërkesën e mjekëve miratuan dhurimin e organeve të cilat do të transplantoheshin në pesë fëmijë. Ata pranuan sepse kështu spitali do të detyrohej ta mbante gjallë Trintonin me anë të aparaturave të paktën derisa organet e tij të ishin gati për transplant.

Por, në ditën që do t’i fikeshin aparaturat një mrekulli ka ndodhur, ai në ato momente po deklarohej i vdekur në tru por çdo gjë është anuluar sepse djali ka treguar shenja jete.

E ëma, Jennifer Reindl për “BBC” e ka cilësuar si një mrekulli këtë që i ka ndodhur djalit të saj. 13-vjeçari nuk mban mend asgjë, vetëm momentin që i ka rënë me kokë betonit e më pas vetëm ërrësirë.

Ai do t’i nënshtrohet një sërë ndërhyrjesh dhe terapive, por e sigurt është që më e keqja ka kaluar tashmë. Ndërkohë familja ka filluar një mbledhje fondesh në Facebook për të financuar shpenzimet mjekësore.

Temat
Fun

Të afërta