Morena i kërkon komunikim Rita Orës

Rita Ora tashmë është një yll me famë botëror, dhe kush nuk e donte një vend si ajo, Rita ndryshe është edhe ambasadore e emëruar për Kosovën e cila ka përfaqësuar prejardhjen e saj kudo në mënyrën më dinjitoze, shkruan Kosovarja.

Këngëtarja me famë botërore ndiqet nga numër i madh në rrjetet sociale e pa diskutim përkrahjen dhe mbështetjen e fuqishme e ka nga shqiptarët kudo në botë.

Rita përkrahë shumë angazhimeve ajo gjen kohë te jetë e pranishme edhe ne trojet shqiptare në data shumë të rëndësishme siç edhe ishte në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ndërsa me 3 qershor Rita do mbaj koncert ne sheshin e Tiranës e organizuar nga Bashkia e qytetit.

Dy net më parë në New York u mbajt evenimenti më i rëndësishëm i modës. Ky yjet u shfaqën të veshur nga shtëpitë e modës më të famshme në botë.

Tematika e veshjes këtë vite ishte me ndikim fetar, ‘Trupat Qiellorë: Moda dhe imagjinata katolike’.

Nga kjo mbrëmje Rita ofroj disa imazhe ku dukesh si një përendesh, ajo mori pëlqime të shumta e sigurisht edhe komente, njëra nga komentet iu dha edhe nga këngëtarja Morena Taraku ku Ritën ajo e cilësoi si një mbretëreshë. /Kosovarja/

Temat
Showbiz

Të afërta