2 përbërësit që shkëlqejnë gjithçka që ndodhet në tualetin tuaj

Tualeti është një ndër vendet më të pista të shtëpisë. Si rrjedhojë, ajo kërkon një kujdes të veçantë duke e pastruar thellësisht herë pas here. Kryesisht gjatë ditëve të javës ju e pastroni atë përciptazi për shkak të mungesës së kohës, por në fundjavë do t’ju duhet t’i riktheheni nga e para.

Pajisjet e saj duhet të qëndrojnë gjithmonë të bardha dhe të shkëlqejnë nga pastërtia. Por, këtë mund ta arrini vetëm me këtë përzierje me peroksid hidrogjeni, që do t’i dezinfektojë dhe do t’i bëjë të duken si të reja.

Përbërësit:

1 gotë ujë
½ gotë peroksid hidrogjeni
½ gotë sodë buke

Përgatitja:
Përziejini të gjithë përbërësit sëbashku në një enë dhe më pas hidhini në një shishe sprai të errët. Peroksidi i hidrogjenit e humbet efektivitetin nëse ruhet në enë me ngjyrë të çelët.

Spërkatini të gjitha objektet e banjos dhe lërini ashtu gjatë natës. Të nesërmen pastrojini me një sfungjer dhe shpëlajini me ujë të pastër.

Temat
Shëndet

Të afërta