Arsyet pse mbani erë të keqe të gojës

Aroma e keqe zakonisht është vetëm një efekt anësor i drekës apo darkës, mirëpo nëse ajo shfaqet gjatë tërë kohës në mënyrë të vazhdueshme, mund të ketë arsye tjera pse ndodhë një gjë e tillë.

Nga një pengesë e zorrëve në një dhëmb të prishur, ka disa shkaqe të mundshme për një gjë të tillë, transmeton Indeksonline.

Një nga to është higjiena e dobët orale. Nëse nuk e mbani higjienën e gojës, duke pastruar rregullisht dhëmbët apo duke mos vizituar rregullisht mjekun, kjo përbën një arsye pse mbani erë të keqe të gojës.

Infeksioni i sinusit mund të jetë një tjetër arsye që qëndron prapa aromës së pakëndshme të gojës.

Vjellja e tej zgjatur. Gjatë kohës së shtatzënisë apo kur keni ndonjë problem shëndetësor, ju mund të përballeni me vjellje konstante dhe rrjedhimisht, me aromë të pakëndshme të gojës.

Temat
Shëndet

Të afërta