Momenti kur Njësia speciale e Kosovës futet brenda sallës dhe e arreston Gjuriqin (Video)

Policia e Kosovës sot ka arrestuar Marko Gjuriqin, të cilët e prangosën në pjesën veriore të Mitrovicës brenda një salle, ku po mbante fjalim para dhjetëra serbëve që ishin mbledhur për ta ndjekur nga afër.

Në momentin që policia u shfaq në oborrin e kësaj salle, dhjetëra qytetarë serbë të pjesës veriore të Mitrovicës u munduan ta ndalojnë aksionin e policisë, duke u konfrontuar me ata, transmeton Telegrafi.

Televizioni publik i Serbisë (RTS) ka publikuar pamjet kur policia futet brenda sallës, edhe pas shumë kundërshtimeve të qytetarëve serbë, dhe pas një kontrolli identifikojnë dhe arrestojnë Gjuriqin.

Ai pak minuta më parë është sjellë në stacionin e policisë në Prishtinë.

Temat
LajmeVend

Të afërta