Shpend Ahmeti flet për raportet me bashkëshorten, sjellë fotografi nga martesa e tyre

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Rudina”.

Kjo është intervista e parë e tij pas largimit nga Lëvizja Vetëvendosje, gjersa nuk ka hezituar të flasë rreth angazhimeve të tij në politikë.

Ahmeti gjithashtu ka shpalosur detaje edhe nga jeta e tij private, duke treguar për raportin e tij të veçantë me bashkëshorten, Ardiana Gjinolli.

“Ne jemi bashkë prej 18 vitesh, jemi martuar në vitin 2004, kemi qenë shumë të rinj. Gjysma e jetës që kam sot e kam kaluar me Ardianën dhe s’mund të imagjinoj një jetë ndryshe. Ne jemi bashkë edhe kryetarë dhe në çdo gjë që kemi bërë në politikë. Jeta publike nuk është e lehtë, bleu këtë, shkoi këtu apo atje. Nuk e di si është me mua ende dhe më mbështet”, ka thënë ndër të tjerash Shpend Ahmeti.

Përgjatë emisionit janë zbuluar edhe imazhe nga martesa e tyre, fotografi të cilat nuk janë shfaqur më parë. /Telegrafi/

Temat
LajmeVend

Të afërta