Si duhet të kujdeseni për shëndetin oral gjatë shtatzënisë, çfarë ndodh me dhëmbët para dhe pasi sillni në jetë një fëmijë

Të bëhesh nënë është një ndjenjë fantastike. Por, të kesh shumë fëmijë mund të ndikojë në rënien e dhëmbëve. Këtë gjë e tregon një studim i ri i publikuar në “British Medical Journal”. Ky studim ngre një çështje të fortë rreth problemeve afatgjata që mund të shkaktojë lindja e fëmijëve.

Studimi zbuloi se nënat që kanë më shumë se 2 fëmijë të së njëjtës gjini kanë më shumë mundësi të vuajnë nga humbja e dhëmbëve.

“Studimi ynë ka gjetur prova unike që tregojnë se ka një lidhje mes numrit të fëmijëve dhe rënies së dhëmbëve”, thonë studiuesit. Ndërsa sa i përket shëndetit oral të babait nuk ka prova që tregojnë se ndikohet nga numri i fëmijëve.

Në fakt lidhja mes lindjes së fëmijëve dhe humbjes së dhëmbëve nuk është një zbulim i ri. Sipas një sondazhi rreth 20% e grave, besonin se do të humbisnin 1 dhëmb pas çdo shtatzanie.

Një studim tjetër zbuloi, bazuar nga të dhënat mjekësore të 1821 grave, se sa më shumë fëmijë të kishte një nënë, aq më shumë probleme do të kishte me shëndetin oral.

Por, ky studim i ri sjell prova që tregojnë se nëse keni 3 fëmijë, mundësitë për rënien e dhëmbëve të nënës do të rriteshin, por kjo do të ndodhte vetëm nëse 2 fëmijët e parë janë të së njëjtës gjini.

Ata zbuluan se nënat humbasin mesatarisht 0.57 dhëmbë për çdo fëmijë, ndërsa ato që kishin 2 fëmijë të së njëjtës gjini humbnin 0.88 dhëmbë për çdo fëmijë. Ky problem mund të shkaktohet nga çrregullimet hormonale që i ndodhin gruas pas lindjes, ose për shkak të kombinimit të shumë faktorëve një nga të cilët është dhë kujdesi i varfër për shëndetin e tyre që shpesh shoqëron prindërimin.

Temat
Shëndet

Të afërta