Kush është 22-vjeçarja që helmoi dhe la të vdekur foshnjen e saj 7-javëshe?

22-vjeçarja Hannah Turtle nga Uellsi ka pranuar në gjykatë se ka helmuar foshnjen e saj 7-javësh.

Ajo u shpreh duke shpërthyer në lot se dëgjonte zëra që i thoshin se nuk ishte një nënë e mirë dhe se nuk e meritonte djalin e saj.

E reja pranoi gjithashtu se kishte tentuar ta mbyste tre herë në 10 ditë duke e lënë pa frymë të voglin, por më pas ishte stepur.

Nëna e re i kishte mbyllur hundën e vogël me gishta derisa foshnja ishte kthyer ngjyrë blu, por më pas kishte kontrolluar veten.

Turtle e kishte helmuar foshnjen me hape të cilat ia hidhte në shishen e qumështit që ai konsumonte.

Temat
BotëLajme

Të afërta