Vidhet një kamion me lëndë kimike në Belgjikë, Interpoli në alarm

Sipas mediave ndërkombëtare, Interpol ka lëshuar një alarm për vjedhjen e një kamioni që përmban lëndë kimike. Kamioni u zhduk të shtunën në afërsi të qytetit të Zedelgem të Belgjikës.

Interpol ka paralajmëruar të gjitha forcat e policisë evropiane dhe mediat spanjolle, italiane dhe britanike për një aksion të përbashkët për të kapur një kamionin të zi të vjedhur në qytetin e Zedelgem.

Kamioni ka rreth 33.500 litra lëndë kimike që dyshohet se mund të përdoret për eksploziv.

Policia federale konfirmon vjedhjen e kamionit, por aktualisht nuk ka informacione se kamioni me lëndë kimike mund të përdoret për eksploziv. Mediat lokale thonë se kamioni i vjedhur është me targë 1-QEB-708.

Autoritetet spanjolle, franceze dhe belge në veçanti janë lajmëruar për të informuar për kapjen e kamionit dhe për të forcuar kontrollet në kufijtë.

Temat
BotëLajme

Të afërta