Shfaqet Viola e Big Brother, nuk do ta besoni si është transformuar (Foto)

Ish-pjesëmarrësja në Big Brother Albania, Viola, kishte gati një vit që ishte zhdukur nga rrjetet sociale duke kuriozuar mediat shqiptare se çfarë mund t’i kishte ndodhur.

Bukuroshja me origjinë polake është rishfaqur me anë të një videoje live në llogarinë e saj në Instagram duke treguar se është shëndoshë e mirë.

Ajo ishte në shoqërinë e disa mikeshave shqiptare dhe me sa kuptohej edhe nga pyetjet e fansave që e pyesnin se si po ndihej në Shqipëri, ish-banorja ka ardhur në vendin tonë për disa kohë. Ajo ka braktisur flokët e saj karakteristikë bjondë për një ngjyrë më të errët.

Temat
Showbiz

Të afërta