ZYRTARE: Milan me komunikatë për Donnarumman

Milan me komunikatë për portierin Gianluigi Donnarumma.

Milan ka publikuar një komunikatë për media në lidhje me portierin Gigio Donnarumma.

Së fundmi spekulohej se portieri ka kërkuar shkëputjen e kontratës me “Rossonerët”.

Andaj, klubi nga San Siro ka reaguar me një komunikatë për media.

“Gigio është element i rëndësishëm i klubit. Po ashtu, ai ka kontratë deri më 2021”, shkruan në njoftimin e klubit, përcjell “lajmi.net”.

“Milan tani është i përqendruar në fushë dhe nuk është koha për merkato dhe tema jashtë fushës”, shkruante në vazhdim të saj. /Lajmi.net/

Temat
BotëSport

Të afërta