Lajm i keq për tifozët e Liverpoolit.
Jurgen Klopp, ndihet i shqetësuar për gjendjen e Mohamed Salahut para ndeshjes të mërkurën në Ligën Premier.
Egjiptiani u zëvëndësua nga Klopp në minutën e 67-të në barazimin me Evertonin për shkak të një dëmtimi në kofshë.
“E nxorra Mohamed Salahun sepse ai ka pasur një problem në kofshë”.
“Më pas të gjithë thanë: ‘Si mund ta largoni atë’ dhe gjëra të tilla. Unë s’mund të dal dhe të them se ai është afër për t’u lënduar”.
“Për momentin nuk është i lënduar, por shpresoj ta kemi njxerrë me kohë nga loja”, u shpreh Klopp.